INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodra përplas Bashën me Ballën

Shkodra përplas Bashën me Ballën

Publikuar më: 12:38 19-08-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ishte sot në Shkodër. Ai mbi situatën që u krijua atje dhe konstituimin e Këshillit Bashkiak reagoi përmes rrjeteve sociale. “Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik. Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t'i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve", shkroi Basha në Facebook.

Mbi situatën që u krijua sot në Shkodër ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nuk ka nguruar të prek edhe çështjen “Valdrin Pjetri”.
“Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës per situatën e krijuar pas dorëheqjes së detyrueshme të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë, por si në çdo rast në qëndruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik”, reagoi Balla.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041391849517822