INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Krahasuar me Ramën, Valdrin Pjetri, kriminel i rangut të tretë

Basha: Krahasuar me Ramën, Valdrin Pjetri, kriminel i rangut të tretë

Publikuar më: 10:11 16-08-2019

Pak minuta pas reagimit të kryeministrit për hetimin ndaj Valdrin Pjetrit ka reaguar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale Basha nuk i ndal akuzat ndaj kreut të qeverisë duke u shprehur se Rama është kërcënim dhe rrezik për sigurinë e çdo familjeje shqiptare. Sipas tij mënyrë e vetme për të larguar krimin është të largohet Edi Rama.

Postimi i Bashës në FB

Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.

Article Logic
Execution time: 0.0030770301818848