INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha tregon cili do të jetë fundi i aksionit opozitar, kushtet e tij të panegociueshme

Basha tregon cili do të jetë fundi i aksionit opozitar, kushtet e tij të panegociueshme

Publikuar më: 10:09 31-07-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së së Prrenjasit, ku ka treguar se cili do të jetë fundi i aksionit opozitar të nisur që në muajin shkurt. “Ne e dimë që në fund të kësaj rruge nuk do të kemi vetëm rrotacion politik por do të kemi fundin e tranzicionit dhe Partinë Demokratike në krye të alenacës sonë qeverisëse për të hapur rrugën e standardit të vërtetë europian, për të bërë realitet Shqipërinë e standartit europian në çdo fushë. Largimi i Edi Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm. Vetëm një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër mund të garantojë votën e qytetarët. Ne e dimë se me votë të lirë dhe të ndershme, Rama është larguar, PD është në krye të qeverisjes së ardhshme të vendit, u shpreh Basha.

Shefi i opozitës nënvizoi se farsa e 30 qershorit është nul dhe deklaroi se PD dhe opozita do jenë në krah të qytetarëve për të mbrotjur pushtetin lokal nga uzurpimi antikushtetues i tij.
“Ne do të qendrojmë së bashku, me të gjitha format dhe mënyrat, në krah të qytetarëve, për të kundërshtuar me të gjitha format dhe mënyrat uzurpimin e dhunshëm të pushtetit vendor. Ne nuk pranojmë kurrë këtë uzurpim antikushtetues dhe antiligjor. Aty ku pushteti i paligjshëm, i lindur nga vota e blerë me paratë e drogës dhe të krimit, përpiqet të uzurpojë pushtetin e ligjshëm, pushtetin legjitim të qytetarëve, aty, çdo lloj forme rezistence është legjitime, është e përligjur, dhe ne jo vetëm nuk do ta frenojmë, por do ta inkurajojmë”, deklaroi kreu i opozitës.

Kryetari i PD rikonfirmoi objektivin e opozitës së bashkuar që zgjedhjet parlamentare të parakohëshme të zhvillohen në një ditë me zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715