INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në prokurori për 3.2 milionë eurot në ‘Toyota Yaris’, ja kush duhet të jetë në burg

Basha në prokurori për 3.2 milionë eurot në ‘Toyota Yaris’, ja kush duhet të jetë në burg

Publikuar më: 10:04 25-07-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha dëshminë e radhës për 3.2 milionë eurot e gjetura në “Toyota Yaris”.

Basha deklaroi se, “Taulant Balla duhet të ishte ne burg”. “Dhashë informacionet që kisha për këtë çështje. Edhe më shumë se kam bëre të njohura në publik. Sot në pranga duhet të ishte Taulant Balla. Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është rreziku kryesor që i kanoset sot Shqipërisë. Është rrezik politik, ekonomik, shoqëror dhe për stabilitetin e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pisëta të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit. Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash”, deklaroi kryetari i opozitës.

Basha akuzoi qeverinë e Edi Ramës, duke thënë se, “Morali i vetëm i Edi Ramës është paraja. Çdo qindarkë e vjedhur, do të gjurmohet nga qeveria e PD. Edi Rama është një hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdo kënd”.

Article Logic
Execution time: 0.0034551620483398