INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta i tregon deputetes gjermane për kokëfortësinë e politikanëve shqiptarë

Meta i tregon deputetes gjermane për kokëfortësinë e politikanëve shqiptarë

Publikuar më: 09:59 28-08-2019

Presidenti Ilir Meta priti në një takim zëvendëskryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, deputeten gjermane Katja Leikert. Në takimin e sotëm në Presidencë Meta i ka treguar zonjës Leikert mbi kokëfortësinë e politikanëve shqiptarë për të arritur marrëveshje e për të zgjidhur krizën. Ai ka ritheksuar se 13 tetori është mundësia për të ndryshuar situatën e rënduar politike në vend.  “Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mesojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, ka thënë kreu i shtetit njoftoi Presidenca. 

Po ashtu Meta ka falenderuar deputeten e CDU-së për përpjekjet e Bundestagut për parandalimin e thellimit të krizës në vend. “Kreu i Shtetit e falenderoi për angazhimin e posaçëm të Bundestagut dhe veçanërisht të grupit parlamentar CDU/CSU për parandalimin e thellimit të krizës politike ku ndodhet vendi dhe theksoi se nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirëse të drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme”, bëri me dije Presidenca.

Deputetja gjermane një ditë më parë zhvilloi takim me Bashën dhe më pas me Ramën.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881