INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e ish-policit, pistat e hetimit nga sherret tek përplasja e armatosur në ish-bllok

Vrasja e ish-policit, pistat e hetimit nga sherret tek përplasja e armatosur në ish-bllok

Publikuar më: 09:36 28-08-2019

Viktima e atentatit të mbrëmshëm, Santiago Malko nuk është personazh i panjohur për policinë edhe pse vetëm 26 vjeç. Më parë ai ka qenë për pak kohë pjesë e uniformave blu, në patrullën e përgjithshme.

Po ashtu sepse Malko ka qenë edhe në dy ngjarje në kryeqytet. E para në 2016 ku u përfshi në një konflikt me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç. Një sherr që atëherë u tha se ndodhi për shkak të një borxhi të pakthyer nga vëllezerit Lashi kundrejt Malkos. Vëllezerit edhe ish-efektivi në të njëjtën lagje kishin biznese të lojërave të fatit.

Në tetor të vitit 2018 ai ishte një nga emrat që u shpallën në kërkim për përfshirjen në ngjarjen e rëndë në ish-bllok ku dy dy grupe patën një përplasje të armatosur në një lokal me një të vdekur dhe dy të plagosur.

Mbremjen e djeshme i riu mbeti viktimë në një atentat me armë zjarri në zonën e Kinostudios. Ai u ekzekutua në ecje e sipër në makinën e tij tip BMW X5. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja. Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar disa persona dhe pasi i ka marrë në pyetje i ka lënë të lirë.malko.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273