INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MASAKËR për xhelozi, vriten nga i afërmi 6 persona [FOTO]

MASAKËR për xhelozi, vriten nga i afërmi 6 persona [FOTO]

Publikuar më: 09:20 02-08-2019

Një ngjarje e rëndë me 7 të vdekur është shënuar në Kroaci një mesantë. Masakra ndodhi në Kajzerica, një lagje në Zagreb. Një burrë ka vrarë brenda në banesë 6 ersona dhe pasi është rrethuar nga policia ka vrarë edhe veten. Sipas mediave vendase, fqinjët thonë se kanë dëgjuar fillimisht të bërtitura dhe rreth orës 21:30 dhe më pas kanë dëgjuar të shtënën e parë.

Viktimat janë tre gra, dy burra dhe një fëmijë 10 vjeçar. Me fat ka qënë një foshnje shtatëmuajshe se i ka shpëtuar plumbave. Policia dyshon se masakra ka ndodhur për shkaqe xhelozie sepse një prej viktimave është ish-bashkëshortja e autorit.

Shefi i Policisë së Zagrebit, Marko Rasic deklaroi se autoritetet kanë reaguar menjëherë sapo janë njoftuar për të shtënat, por kur mbërritën në banesë gjetën trupat e pajetë të gjashtë personave. Menjëherë është bërë rrethimi i zonës dhe efektivët janë vënë në ndjekje të autorit, i cili pasi e ka parë që është rrethuar ka qëlluar mbi veten.

pol.jpg

ppoo.jpg

MASAKËR për xhelozi, vriten nga i afërmi 6 persona

 

Një ngjarje e rëndë me 7 të vdekur është shënuar në Kroaci një mesantë. Masakra ndodhi në Kajzerica, një lagje në Zagreb. Një burrë ka vrarë brenda në banesë 6 ersona dhe pasi është rrethuar nga policia ka vrarë edhe veten.

Sipas mediave vendase, fqinjët thonë se kanë dëgjuar fillimisht të bërtitura dhe rreth orës 21:30 dhe më pas kanë dëgjuar të shtënën e parë.

Viktimat janë tre gra, dy burra dhe një fëmijë 10 vjeçar. Me fat ka qënë një foshnje shtatëmuajshe se i ka shpëtuar plumbave.

Policia dyshon se masakra ka ndodhur për shkaqe xhelozie sepse një prej viktimave është ish-bashkëshortja e autorit.

Shefi i Policisë së Zagrebit, Marko Rasic deklaroi se autoritetet kanë reaguar menjëherë sapo janë njoftuar për të shtënat, por kur mbërritën në banesë gjetën trupat e pajetë të gjashtë personave. Menjëherë është bërë rrethimi i zonës dhe efektivët janë vënë në ndjekje të autorit, i cili pasi e ka parë që është rrethuar ka qëlluar mbi veten.

Article Logic
Execution time: 0.0037021636962891