INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 plumba në sy të nënës/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit në Durrës, u thirr nga autorët dhe…

12 plumba në sy të nënës/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit në Durrës, u thirr nga autorët dhe…

Publikuar më: 09:45 02-08-2019

Pasditen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin. 40 vjeçari Feriz Bardhi mbeti i vrarë pranë shtëpisë së tij si pasojë e një bresherie plumbash të hedhura në drejtim të tij.

Nga informacionet paraprake dyshohet se vrasja është bërë me porosi. Atentatorët e kanë ndjekur dhe e kanë thërritur nga pas dhe e kanë qëlluar 12 herë me breshëri sapo viktima ka dalë nga porta, ndërsa mësohet se në shtëpi ishte vetëm e ëma e tij pasi familjarët ishin me pushime.

Deri më tani raportohet se poliicia ka marrë në pyetje 15 persona, por autoritetet e kanë të vështirë identifikimin e autorëve për shkak se nuk ka pasur kamera në rrugën ku ka ndodhur ekzekutimi mafioz.

Ndërkohë dje u gjet një makinë e djegur rreth orës 16:00 te Ura e Gjolës në Fushë-Krujë.

Makina është tip “Mercedes Benz 220” dhe paraprakisht dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së 40-vjeçarit Feriz Bardhi ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Bardhi ishte person me precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi në vitin 2012 ishte arrestuar në Itali teksa transportonte kokainë.

Nga hetimet paraprake të policisë, brenda makinës janë zbuluar armë zjarri. “Ura e Gjolës” është e njohur si zonë ku digjen makinat e përdorur nga autorë të veprave të ndryshme kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0049870014190674