INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Shenja që tregojnë se partneri juaj është xheloz

5 Shenja që tregojnë se partneri juaj është xheloz

Publikuar më: 12:07 18-07-2016
Xhelozia është pjesë e lidhjes, por mënyra si shfaqet ajo ka shumë rëndësi.
Ekspertët rendisin disa shenja që tregojnë se partneri juaj është xheloz, edhe pse mundohet ta fshehë këtë fakt.
 
1. Përpiqet të shikojë celularin tuaj
Kur ju jeni duke dërguar një mesazh, ndodh që partneri bën sikur nuk e ka mendjen dhe zgjat kokën për  të parë çfarë po shkruani. Nuk e bën në mënyrë të hapur, por mundohet të kontrollojë se me kë po komunikoni.
 
2. Dëshiron t’ju shoqërojë  kudo që shkoni
Ju filloni të kuptoni se partneri juaj është xheloz, edhe kur në çdo lloj vendi që ju shkoni dëshiron të vijë. Edhe nëse nuk i pëlqen vendi që do shkoni, sërish këmbëngul t’ju shoqërojë. Kjo tregon hapur se ai është xheloz dhe nuk ka aq shumë besim te ju.
 
3. Keqkupton flirtet
Nëse keni shkuar në një vend dhe dikush sillet mirë me ju, partneri e merr këtë gjë si flirt. Ai edhe mund të zihet me këta persona, sepse i duket sikur po ju ngacmojnë.
 
4. Gjen gjithmonë një arsye për të  ofenduar një prej miqve tuaj
Nëse partneri juaj gjen një arsye për t’ju kundërvënë miqve tuaj, kjo tregon se ai është xheloz. Ai mundohet të gjejë diçka që nuk shkon te ndonjë prej miqve tuaj. Synimi i tj është që ju të  mbeteni pa miq, por vetëm me të.
 
5. Bëhet keq kur vonoheni
Vonesën nuk e pëlqen askush, por kjo lloj mërzitjeje nënkupton se dyshon te ju. Nëse ju nuk shkoni në orar në takim, fillon të dyshojë. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436