INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E RËNDË/ Një pacient dhunon disa të sëmurë të tjerë deri sa ata ndërrojnë jetë

E RËNDË/ Një pacient dhunon disa të sëmurë të tjerë deri sa ata ndërrojnë jetë

Publikuar më: 14:41 20-08-2019

Një i sëmurë që po kurohej në një spitalin psikiatrik në Rumani ka rrahur për vdekje 5 pacientë dhe plagosi disa të tjerë. Autoritetet në Rumani thonë se ai i gjuajti atyre me një hekur që shërben për mbajtjen e serumit.

38-vjeçari i sulmoi pacientët në qytetin verilindor të Sapocas. Goditjeve me hekur fillimisht nuk i mbijetoi një burrë dhe më pas dhe të tjerët që ishin kryesisht të moshuar.
Drejtoresha e spitalit Viorica Mihalascu, dha dorëheqjen pas incidentit dhe tha se gjithçka ndodhi në më pak se një minutë. Mihalascu shtoi se “simptomat e agresorit nuk ishin aq të rënda sa të tregonin se ai mund të shkaktonte një tragjedi të tillë”.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka nisur hetimet për punonjësit e spitalit, që po hetohen nën dyshimin e pakujdesisë në vendin e punës.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377