INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunoi babain brenda në avion/ Flet mbi arsyet drejtoresha e kompanisë, ja ç’më tha autori…

Dhunoi babain brenda në avion/ Flet mbi arsyet drejtoresha e kompanisë, ja ç’më tha autori…

Publikuar më: 09:34 04-06-2019

Ngjarja që troditi pasagjerët që po udhëtonin nga Shqipëria drejt Italisë një ditë më parë ku një djalë ka dhunuar brutalisht të atin ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. 

“La Repubblica” shkruan se një pasagjer shqiptar rreth 30 vjeç, vetëm pak minuta nga nisja e aeroplanit ka nisur të bërtasë me zë të lartë ndaj pasagjerëve të tjerë dhe në një moment është kthyer nga babai i tij që ishte ulur pranë dhe ka nisur ta godasë atë pa pushim.

“Më pas kanë ndërhyrë personeli dhe i kanë kërkuar të qetësohet, por i riu ishte gjithnjë edhe më shumë i irrituar,” kanë treguar udhëtarët e tjerë.

“La Repubblica” sqaron se ka ndërhyrë, Simona Gori, drejtore e përgjithshme e kompanisë italiane, e cila mundi ta qetësojë për një moment duke e bërë që ai të flasë për problemet e tij. “Në fillim pata frikë sepse ai djali po kërcënonte pasagjerët duke u thënë se kishte një pistoletë. Ishte shumë i zemëruar. Bërtiste fort dhe qëllonte me grushte në fytyrë të atin që përpiqej ta qetësonte. Kuptova që kishte nevojë të fliste, sepse u kërkonte ndihmë grave italiane që ishin në fluturim”, rrëfen Simona Gori, që ishte ulur vetëm disa sedilje larg nga shqiptari.
Sipas saj ai thoshte se kishte një borxh prej 40 mijë eurosh dhe se i kishin marrë peng gruan.

“Vendosa të ndërhyj duke i thënë se si mund ta ndihmoja. I kërkova të më tregonte historinë e tij”, tregoi Gori.
Aeroplani bëri ulje të detyruar në Pescara, ku 30-vjeçari u arrestua, ndërsa babai i tij u dërgua në spital.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768