Një talent i ri shqiptar ka shpërthyer duke na mahnitur të gjithëve në “The voice of France”.
Gjon Muharremaj ka ngritur të gjithë sallën bashkë me jurinë në këmbë me performancën e tij të mahnitshme.
Ai ka lindur në Zvicër dhe në botën e artit njihet si Gjon’s teras. Është në mesin e 12 konkurentëve në nivelin e avancuar të “The Voice” ku gara është vërtetë e fortë.
Në pjesëmarrjen e tij në moshën 12-vjeçar ka mahnitur të gjithë jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij. Së fundmi ai ka lancuar dhe një këngë e cila titullohet “Babai”.
![Të gjithë në këmbë për të riun shqiptar! Mahnit jurinë e ‘The Voice of France’ [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/0cd18168f9b35450f4a8f10509d9b3a0_L.jpg)