INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW/ Një lidhje e re në showbiz-in shqiptar po përflitet bujshëm sot në mediat shqiptare! [FOTO]

WOW/ Një lidhje e re në showbiz-in shqiptar po përflitet bujshëm sot në mediat shqiptare! [FOTO]

Publikuar më: 13:10 20-05-2019

Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret më të preferuara në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, ku së fundmi na bëri krenar të gjithë ne me performancën e saj në Eurovizion.
Këngëtarja ka qenë shumë në vëmendjen e mediave, jo vetëm për shkak të Eurovizionit por edhe për një lidhje të re me aktorin e humorit të “Al Pazar”.
Revista “Anabel” shkruan se 3 vite pas divorcit me ish-partnerin prej 17 vitesh, Gent Prizreni, Jonida Maliqi është në një romancë me aktorin e humorit të “Al Pazar”, Romeo Veshaj.
Sipas portalit, thashethemet e para nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta.
Madje zërat u shtuan kur Romeo publikoi një foto me një vajzë misterioze brune, për të cilën ndjekësit thanë se ishte Jonida.

 785-0-5ce253e791051.jpg

BeFunky-collage-6-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111