INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori i Italisë në dyzim nëse duhen mbajtur zgjedhjet më 30 qershor

Ambasadori i Italisë në dyzim nëse duhen mbajtur zgjedhjet më 30 qershor

Publikuar më: 09:44 04-06-2019

Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo nuk dha një përgjigje të prerë nëse zgjedhjet duhen mbajtur më 30 qershor. Në një takim në Shkodër, ambasadori italian u shpreh se zgjedhjet demokratike janë kur marrin pjesë të gjithë. “Zgjedhjet siç ne i imagjinojmë, në historinë demokratike janë aty ku marrin pjesë te gjithë. Në Shqipëri kemi ardhur në një moment bojkoti të disa partive. Është e vështirë të thuhet nëse duhen shtyrë apo mbajtur. Mos të harrojmë se ka nevojë për ndryshime të Kodit Zgjedhor. Janë votuesit ato që mendojnë se kush duhet të qëndrojë apo jo dhe vetëm me votë vendoset kjo. Asnjë ambasador s’mund ta thotë këtë”, tha ai.

Cutilio foli edhe për vendimin e Brukselit që pritet të merret për hapjen apo jo të negociatave. “Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të gjitha vendet në unanimitet të aprvojnë çeljen e negociatave, kjo është dicka që shqiptarët e dëshirojnë, por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa me e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi. Kështu që mund të kishim një datë për çeljen e negociatave që parashikohet në fundvit. E dyta është që ti mohohet çelja e negociatave. Mund të deklarohet që përsos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të përcaktohen modalitete të reja. Mundësia e tretë është që Komisioni Europian të shtyj vendimin, kjo pasi mes rekomandimit më 29 maj dhe vendimit për negociatat më 20 qershor është një kohë e shkurtër. Dosja është voluminoze ndaj nuk do ishte çudi që ndonjë vend të thoshte që nuk kemi pasur kohë ta studionim”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107