INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoku i klasës i shkruan “të urrej” vajzës autike. Mesazhi prekës i nënës: Prindër edukojini fëmijët të falin dashuri dhe jo trishtim!

Shoku i klasës i shkruan “të urrej” vajzës autike. Mesazhi prekës i nënës: Prindër edukojini fëmijët të falin dashuri dhe jo trishtim!

Publikuar më: 19:35 22-12-2017

Një vajzë autike u përpoq të ikte nga shtëpia pasi mori një kartolinë Krishtlindje për nga një 'shok klase' me mesazhin 'Unë të urrej' të shkruar në të. Nëntëvjeçarja shpërtheu në lot dhe mamaja e saj rrëfen se ajo filloi të thoshte "donte të vdiste". Mamaja e Ellas shpërndau një fotografi të kartolinës që vajza e sajkishte marr ku shkruhej : "Për Ella, unë të urrej, 'Yappy Christmas'." Jenna, e cila tha se vajza e saj nuk ka shokë në shkollë për shkak të gjendjes së saj, kishte qenë ‘shumë e lumtur" që kishte marrë kaq shumë kartolina për Krishtlindje nga shokët e klasës. Vajza e ngazëllyer i kishte thënë mamit se ishin nga "miqtë e saj. Por dje, në ditën e fundit të shkollës Ella, i cili shkon në Shkollën Fillore hapi kartolinën që kishte mesazhin e keq. Ajo shpërthente në lot dhe ishte shumë e zemëruar dhe e shqetësuar.

kartolina.jpg

"Vazhdonte të thoshte se të gjithë e urrenin dhe se duhet të largohej nga shtëpia”. Ajo iku nga shtëpia dhe familjarët e arritën dy blloqe banimi larg. "Kjo ka shkatërruar Ella"-shkroi nëna e 9-vjeçares. "Unë e kam bërë këtë post publik, me shpresën se miqtë dhe familjarët do ta ndajnë atë. Dua të marr sa më shumë mesazhe mbështetje që të mund t’ia lexoj përsëri Ellas nesër, për ti treguar asaj se sa e madhe është !!!! Prindërit ju lutemi edukojini fëmijët tuaj për shokët e klasës që mund të kenë nevoja të tjera, mësojuni të jenë të mirë dhe të përhapin gëzim e jo trishtim. I love you Ella bella. Je aq e dashur dhe shumë të veçantë. " Dhe që nga publikimi i saj natën e kaluar Ella është bërë e njohur tek mijëra njerëz që pëlqejnë dhe ndajnë postin, që duan të jenë miq të saj dhe që i urojnë Krishtlindje të Gëzuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604