INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“SHBA po përgatit sulm shkatërues kundër Koresë së Veriut”

“SHBA po përgatit sulm shkatërues kundër Koresë së Veriut”

Publikuar më: 20:24 22-12-2017

Sipas “The Telegraph”, një sulm ushtarak po përgatitet nga Shtete e Bashkuara të Amerikës ndaj Koresë së Veriut.

Burimet thonë se sulmi që  planifikohet të jetë tepër i fuqishëm, për t’i përçuar Penianit një mesazh se Uashingtoni e ka seriozisht kur kërkon dhënien fund të programeve raketore dhe bërthamorë që kërcënojnë sigurinë globale. Kështu shkruan e përditshmja britanike “The Telegraph”, që u referohet burimeve të brendshme pranë administratës Trump.

Presidenti Trump është gati për të urdhëruar përdorimin e forcës nëse është e nevojshme, shkruan  më  tej “The Telegraph”. Si shembull, merret urdhër i menjëhershëm për të goditur me 59 raketa Tomahok, bazën ajrore siriane pas sulmit me armë kimike ndaj civilëve në prill në Kan Shejkun.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219