INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokon aktori i njohur, fitues i Oscar: Kam zgjedhur të jetoj si gay [FOTO]

Shokon aktori i njohur, fitues i Oscar: Kam zgjedhur të jetoj si gay [FOTO]

Publikuar më: 22:40 30-10-2017

“Në jetën time kam qëndruar si me burra ashtu edhe me gra dhe tani kam zgjedhur të jetoj si gay.” Aktori i njohur ka përdorur Twitter-in për ta bërë publike. Spacey ka pranuar të qënit gay pas dhjetra aludimeve mbi seksualitetin e tij. Në 1997-ën revista “Esquire” titulloi kopërtinën “Kevin Spacey ka një sekret” duke cituar si burim mamanë e gazetares autore të artikullit. Aktori mohoi për Playboy dhe Sunday Times 2 vjet më vonë, në 1999, “Jam gay? Përgjigja është jo, por përse duhet të jetë e rëndësishme?”, tha ai.
Por thashethemet vazhduan. Në 2000-in revista “Star” publikoi një foto të tijën me një djalë të panjohur në një park të LA. “ Të dy kanë biseduar, kanë qëndruar dorë për dorë dhe janë ledhatuar e përkëdhelur me njëri-tjetrin”. Kësaj Spacey iu përgjigj kështu: “Kam pasur prej vitesh një të fejuar”.
Ndërkohë që në vitin 2010, Spacey shpjegoi për Daily Best se “Asnjë jetë private nuk i takon interesit publik. Është vetëm Gossip”. E gjithashtu në promovimin e Tony Aëards, Spacey këndoi “I am coming out” duke rindezuar zërat e mëparshëm. Spacey është një aktor, producent dhe regjisor. Është 58 vjeç dhe gjatë karrierës së tij ka fituar 2 çmime Oscar. Prej vitit 2013 intepreton Frank Underwood në “House of Card”. Ylli i Hollywoodit Kevin Spacey ka kërkuar falje publikisht pasi u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një aktor.
Bëhet fjalë për aktorin Anthony Rapp, i cili ishte vetëm 14 vjeç kur Spacey e kishte ftuar në një festë, e më pas në gjendje të dehur e kishte ngacmuar seksualisht. 

spas.png

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152