INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telashe në parajsë, ndahen The Weeknd dhe Selena Gomez. A është Justin Bieber arsyeja?! [FOTO]

Telashe në parajsë, ndahen The Weeknd dhe Selena Gomez. A është Justin Bieber arsyeja?! [FOTO]

Publikuar më: 21:42 30-10-2017

Për 10 muaj me rradhë ishin një nga çiftet më simpatikë të showbiz-t, por siç duket, lidhja e tyre ka marrë fund. Selena Gomez dhe këngëtari kanadez janë ndarë bën me dije revista e njohur “People” duke shpjeguar se prej muajsh kanë pasur probleme që prej periudhës ku Selena po xhironte filmin me Woody Allen, për shkak të axhendave të ngjeshura.
“Selena dhe Abel nuk kanë shkuar mirë muajt e fundit. Kanë kaluar një periudhë të keqe gjatë turit të The Weeknd dhe xhirimeve të Selenës, e kjo çoi në ndarjen e tyre .”, u shpreh një burim për “People”.
Por ka diçka tjetër shumë interesante pasi javën e kaluar, këngëtarja 25-vjeçare është parë 3 herë me ish-in e saj Justin Bieber. Madje të dielën janë fotografuar duke ngrënë mëngjes bashkë në LA.

Të njejtën gjë raporton edhe TMZ por, nuk ka gjë ende zyrtare dhe këtë do e mësojmë shumë shpejt. Pastaj, Selena dhe Justin mund të jenë takuar thjesht për të folur rreth problemeve të saj shëndetësore, por ku ka zë nuk është pa gjë thotë populli.

fotofra.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836