INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shok në Spanjë! Inçest në familje,11-vjeçarja lind fëmijën e vëllait të saj 14-vjeçar

Shok në Spanjë! Inçest në familje,11-vjeçarja lind fëmijën e vëllait të saj 14-vjeçar

Publikuar më: 13:23 07-02-2018

Skandal në Spanjë ku një vajzë vetëm 11-vjeç ka sjellë në jetë një fëmijë, babai i të cilit ishte vëllai i saj 14-vjeçar.

Të enjten e kaluar, adoleshentja ishte shoqëruar me urgjencë nga prindërit e saj me origjinë boliviane në spitalin universitar “Virgen de la Arrixaca” në qytetin e Murcias me arsyetimin e dhimbjeve të forta në stomak.

Pasi i është nënshtruar kontrolleve të nevojshme kanë qenë pikërisht mjekët e spitalit që i kanë shpjeguar prindërve të 11-vjeçares se dhimbjet në stomak kishin lidhje me faktin se ajo ishte shtatzënë dhe pothuajse për pak orë do të sillte në jetë një fëmijë.

Më pas kanë qenë efektivët e policisë që kanë zbuluar atësinë e fëmijës së porsalindur pavarërisht se duheshin pritur përgjigjet e testit të ADN-së për të vërtetuar përfundimisht atësinë e fëmijës.

Sipas raportit përfundimtar të policisë, 14-vjeçari i ati i fëmijës nuk do ti nënshtrohet hetimeve pasi sipas ligjeve spanjolle ai përjashtohet nga ndëshkimet penale.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383