INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrumbohen 9 makina në Elbasan brenda në servis. Pronari i arrestuar

Shkrumbohen 9 makina në Elbasan brenda në servis. Pronari i arrestuar

Publikuar më: 09:31 23-10-2018

Shkrumbohen plot 9 makina. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetit e Elbasanit. Sipas të dhënave të para të uniformave blu, një zjarr ka rënë në një servis makinash në lagjen “Skënderbej”, duke shkaktuar djegien e plotë të 9 automjeteve.
Servisi, që shërben njëkohësisht edhe si pikë shitjeje automjetesh, rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Elton Kila, ndërkohë që automjetet e tjera të ndodhura aty janë sekuestruar.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, ndërkohë që ende po punohet për shkaqet e rënies së zjarrit.
Elton Kastriot Kila, 37 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Elbasanit është arrestuar pak kohë më parë nga forcat e rendit të qytetit të Elbasanit, me qëllim ekstradimin e tij në Itali.
Në fqinjin e përtej Adriatikut, ndaj Kilës ishte lëshuar një urdhërndalimi ndërkombëtar nga Prokuroria e Pescarës, si i dyshuar për veprat penale të “organizatës kriminale”, “trafikimit të narkotikëve”, “mashtrimit” dhe “kallëzimit të rremë”.

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168