INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident në Elbasan, plagoset rëndë shoferi 26 vjeçar

Aksident në Elbasan, plagoset rëndë shoferi 26 vjeçar

Publikuar më: 09:21 13-08-2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Një automjet tip “Suzuki” ka dalë nga rruga dhe si rrjedhojë është plagosur rëndë drejtuesi. ‘Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Lolaj, mjeti tip “Suzuki” me targa AA 830 BK, me drejtues shtetasin E.F., 26 vjeç, banues në fshatin Pekisht, Peqin, ka dalë nga rruga. Dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi E.F., i cili u transportua në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, sqaron policia.

Article Logic
Execution time: 0.0039019584655762