INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Treni del nga shinat, panik mes udhëtarëve në Elbasan

Treni del nga shinat, panik mes udhëtarëve në Elbasan

Publikuar më: 09:14 10-07-2018

Infrastruktura hekurudhore në Shqipëri le për të dëshiruar. Edhe pse numri i udhëtimeve me tren është shumë i ulët për shkak të kushteve shumë të këqija kësaj i shtohen edhe aksidentet. Kështu një aksident hekurudhor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Treni i linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat në stacionin hekurudhor të Elbasanit. Sipas të dhënave të para shkak i aksidentit mësohet se ka qenë një defekt teknik.
Ndërkohë ngjarja ka krijuar panik te dhjetëra qytetarë, ndërsa mësohet se në tren ndodheshin mbi 100 persona. Nga të dhënat paraprake udhëtarët ishin turistë.

Article Logic
Execution time: 0.0033268928527832