INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident fatal në Divjakë, 35-vjeçarja përplas për vdekje fëmijën 6-vjeçar

Aksident fatal në Divjakë, 35-vjeçarja përplas për vdekje fëmijën 6-vjeçar

Publikuar më: 18:14 11-08-2018

Një aksident fatal është regjistruar këtë pasdite në Divjakë ku një 35-vjeçare me "Benz" ka përplasur për vdekje një fëmijë të moshës 6-vjeç.

Policia bën me dije se 35-vjeçarja me inicialet M.M është shoqëruar në polici ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Divjakë

Informacion paraprak

Më datë 11.08.2018, rreth orës 17:10 në qendër të qytetit të Divjakës, mjeti tip "Benz" me drejtuese shtetasen M.M, 35 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 6 vjeç i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332