INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident në aksin Rinas-Kashar, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Rinas-Kashar, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Publikuar më: 09:28 23-06-2018

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Rinas-Kashar.

Raportohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur 6 persona, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

“Më datë 23.06.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Si pasojë e aksidentit është bllokuar dhe qarkullimi në aksin Rinas-Kashar.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605