INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Treni përplas makinën, 2 të vdekur e 20 të plagosur

Treni përplas makinën, 2 të vdekur e 20 të plagosur

Publikuar më: 08:08 24-05-2018

2 persona kanë gjetur vdekjen e 20 të tjerë janë plagosur rëndë nga përplasja e një treni me një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një tren i linjës rajonale Torino-Irvea -Aosta është përplasur me një automjet të tipit Tir rreth orës 23.30 të natës së shkuar.
Aksidenti ka shkaktuar 2 viktima njëri prej të cilëve është makinisti i trenit, e rreth 20 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Sipas hetimeve të para automjeti i tipit Tir i nisur nga Republika Çeka e që transportonte kontainer ka hyrë në kalimin hekurudhor duke shembur traun pengues dhe pse semafori sinjalizonte mbërritjen e trenit. Treni është përplasur fuqishëm me automjetin Tir dhe tre prej vagonave të tij kanë dalë jashtë shinave.
Sipas drejtorisë hekurudhore italiane treni rajonal i nisur nga Torino përbëhej nga 4 vagona dhe transportonte rreth 40 pasagjerë.
Dy viktimat janë makinisti i trenit Roberto Madau, 61 vjeç dhe një nga personat që shoqëronte ngarkesën që transportonte automjeti Tir.

Article Logic
Execution time: 0.0032038688659668