INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po digjte mbeturinat në tokën e tij, merr flakë ura që lidh fshatrat, pranga 47-vjeçarit

Po digjte mbeturinat në tokën e tij, merr flakë ura që lidh fshatrat, pranga 47-vjeçarit

Publikuar më: 09:46 23-06-2018

Një 47-vjeçar nga Fier është arrestuar nga policia, pasi duke djegur mbeturinat në tokën e tij i ka vënë flakën edhe urës mbi lumin Seman që lidh dy fshatrat.

Sipas policisë, në pranga është vënë Mentor Hatia.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke djegur mbeturina te toka e tij, ka djegur edhe urën me pasarela e cila kalonte mbi lumin Seman dhe lidhte fshatin Belinë me fshatin Kallm”, njofton policia e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539