INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takohen përsëri liderët e Koresë së Veriut dhe Jugut

Takohen përsëri liderët e Koresë së Veriut dhe Jugut

Publikuar më: 09:28 13-08-2018

Udhëheqësit e Koresë së Veriut e të Jugut do të mbajnë një samit të dytë në Penian në shtator, ka njoftuar Ministria eUnifikimit të Koresë së Jugut.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takuan për herë të parë në prill, ku nënshkruan Deklaratën e Panmunjom, duke premtuar të krijojnë marrëdhënie më të ngushta si dhe të punojnë për t'i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Koresë. Samiti i ardhshëm do të jetë takimi i tretë i tyre këtë vit, pas një takimi të dytë në maj në zonën që ndan veriun dhe jugun. Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut njoftoi takimin e ardhshëm pas një raundi bisedimesh të nivelit të lartë midis zyrtarëve nga Penianit dhe Seul në DMZ të hënën.

Article Logic
Execution time: 0.0024051666259766