INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me 37-vjeçarin shqiptar që i dogjën servisin në Elbasan, i apasionuar pas makinave të 'luksit'

Njihuni me 37-vjeçarin shqiptar që i dogjën servisin në Elbasan, i apasionuar pas makinave të 'luksit'

Publikuar më: 10:39 23-10-2018

Një servis dhe njëherësh pikë shitje makinash u dogj mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Servisi ishte në pronësi të 37-vjeçarit Elton (Kastriot) Kila, i arrestuar nga policia si pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale të specializuar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Nga zjarri që ra dje në servisin e makinave, janë djegur të paktën 9 automjete luksoze, bën me dije policia.
Deri tani dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nisur nga e shkuara e pronarit të tij.

Elton (Kastriot) Kila më 18 tetor nga policia e Elbasanit me qëllim ekstradimin në Itali.

Prokuroria e Peskarës kishte lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”.

Policia po heton mbi ngjarjen e ndodhur, ku një prej pistave kryesore është prishja e pazarave ose konflikteve të mëparshme të 37-vjeçarit.

 

kytipi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021970272064209