INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentuan të kalonin drogë në pikën kufitare të Muriqanit. Arrestohen tre persona

Tentuan të kalonin drogë në pikën kufitare të Muriqanit. Arrestohen tre persona

Publikuar më: 10:17 14-10-2018

Policia e pikës Kufitare të Muriqanit ka vënë në pranga tre persona të cilët tentuan të kalonin lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa. Të arrestuarit janë Maliq Kruja, 54 vjeç, banues në Tiranë të cilit në mjetin e tij tip Benz, iu gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.
Arrestimi i Krujës u bë pasi është paraqitur në P. K. K. Muriqan në dalje të RSh, me mjetin e tij tip Benz me targë DC187ZA, ku nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa Gjithashtu në P. K. K. Muriqan u arrestuan shtetasit, E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuastrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasve E. M. dhe A. B. u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281