INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
100 mijë euro drogë, shqiptari kapet nga policia italiane duke...

100 mijë euro drogë, shqiptari kapet nga policia italiane duke...

Publikuar më: 13:45 15-10-2018

Një shqiptar është kapur mat në Itali, teksa në makinën me të cilën udhëtonte kishte fshehur 4 kg heroinë. Sipas medieve italiane në pranga u vu shqiptari Edson Fejzo, 32 vjeç.

Fejzo është kapur nga oficerët në Taranto, por në momentin që policia i dha shenjë të ndalonte, duke e ditur se çfarë rrezikonte, shtoi shpejtësinë.

Sipas policisë Italiane, 32- vjeçari ka tentuar t’i shpëtonte kontrollit, duke sulmuar makinën e policisë, e më pas duke ia mbathur në këmbë.

Tentativat e tij për arratisje ishin të kota pasi policia arriti ta kapte në kohë. Brenda makinës, nën pjesën e përparme, u gjetën tetë pako heroine, për një total prej 4 kg. Pas hedhjes në treg, droga do të kishte vlerën rreth 100 mijë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0038051605224609