INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrahu brutalisht fqinjin e moshuar, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

Rrahu brutalisht fqinjin e moshuar, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

Publikuar më: 10:41 13-09-2018

Një shqiptar 27 vjeç u arrestua nga karabinierët në Treviglio, pasi rrahu një fqinj të moshuar italian. Shqiptari ka ushtruar dhunë brutale ndaj të moshuarit. 73-vjeçari është në spital ende në rrezik për jetën për shkak të dëmtimeve që ka pësuar në kokë. I riu shqiptar i papunë, i cili është diplomuar për Juridik, rrahu brutalisht fqinjin e tij më 21 gusht. Ngjarja ndodhi në Mola di Bari ndërsa 27-vjeçari po mbahet në paraburgim me akuzë të lëndimeve të shumëfishta. Prokuroria mund të ndryshojë akuzën, duke e rënduar atë nga rrahje në tentativë vrasjeje, për shkak se gjendja e italianit të moshuar është kritike.
Grindja me fqinjin ndodhi për arsye të parëndësishme. Pastaj ngjarjes i riu ishte larguar bashkë me familjen e tij në Treviglio. Shqiptari me leje qëndrimi në Itali, nuk rezistoi gjatë arrestimit. Ai po mbahet në burg në Bergamo.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721