INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendet e punës drejt shterimit! Ja qarqet më problematike...

Vendet e punës drejt shterimit! Ja qarqet më problematike...

Publikuar më: 10:45 13-09-2018

Papunësia këtë vit ka pësuar një ulje fare të papërfillshme prej 0.1%. Po dhe ato pak vende pune që janë hapur janë më shumë private të përqëndruara në bujqësi dhe hoteleri-turizëm. Ndryshe nga të gjitha qarqet vetem në Tiranës nuk ka fare rritje të të punësuarve. Në rang republike shumë keq paraqitet Qarku i Vlorës dhe Tiranë. Ku papunësia në Vlorës është gati sa dyfishi i mesatares kombëtare, kurse Tirana e ka papunësinë 4.2% më të lartë se mesatarja kombëtare. Po në kryeqytet është pak paradoks pasi 60% e aktiviteteve ekonomike të vendit janë të përqendruara në këtë qark, por papunësia rezulton shumë e lartë, pasi 16.6% e qytetarëve janë të papunë.

Ndërsa banorët e Dibrës dhe Korçës që mbahen si shumë punëtorë nuk kanë më mundësi ta shfaqin këtë vlerë, pasi vendet e punës në këto dy qarqe janë drejt shterimit. Gjithësesi papunësia në këto qarqe ka pësuar një rënie ulët. Sqarojnë se punësimin nuk e ka siguruar shteti, pasi pjesa dërmuese punon privatisht në sektorin e bujqësisë. Në Dibër, 59.5% të të punësuarve kryejnë punë në bujqësi, po në këtë sektor punojnë në qarkun e Korçës dhe 54.4% e banorëve. Sipas INSTAT, niveli i papunësisë ka shkuar në vlerën e 5.1% dhe kjo është me e ulët se një vit më parë ku të papunë ishin 5.3% e banorëve të Dibrës dhe Korçës.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225