INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis furtuna në PS, ‘i nxinë fytyrën’ partisë shkarkohen 11 kryetarë degësh në rrethe

Nis furtuna në PS, ‘i nxinë fytyrën’ partisë shkarkohen 11 kryetarë degësh në rrethe

Publikuar më: 09:28 23-10-2018

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste përfundoi me shkarkimin e 11 kryetarëve të degëve në rrethe, për mospërmbushje detyrash e objektivash, neglizhencë dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita.

Elisa Spiropali doli përpara mediave pas mbledhjes, duke thënë se ka pasur shkarkime për shkak të “degradimit të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë”.
Elisa Spiropali:
“Nuk kemi opozitë dhe nuk mund të presim lidhjen e saj për të vënë gishtin ku ka nevojë për ndërhyrje. Po bëhet analizë e punës së drejtorëve, vendime e për shkarkime të disa prej tyre. Po bëjmë analizë e qeverisjes”.
Sipas burimeve brenda mbledhjes së kryesisë, kryetari dhe njëherësh Kryeministri Edi Rama duke iu referuar indirekt arrestimeve të djeshme ka kërkuar nga çdo deputet që të identifikojë drejtorët që nuk punojnë siç duhet pasi sipas tij, këta drejtorë me keqmenaxhimin dhe korrupsionin e tyre i kanë nxirë fytyrën socialistëve.

Article Logic
Execution time: 0.0032639503479004