INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Euro në pikiatë, shënon rekord në rënie përballë lekut

Euro në pikiatë, shënon rekord në rënie përballë lekut

Publikuar më: 14:26 23-10-2018

S’ka të ndalur dobësimi i monedhës evropiane përballë lekut shqiptar. Ditën e sotme euro ka shënuar një rënie të fortë, duke shënuar dhe nivelin shumë të ulët. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.83 lekë, 0.21 lekë më pak se një ditë më parë, duke rënë nën kuotën e 125 lekëve për herë të parë që nga muaji qershor.
Ndërsa ditën e djeshme rënia e euros u shpjegua me ditën e fundit të sigurimeve (bizneset që kanë të ardhura në euro thyejnë valutën për të paguar sigurimet) si dhe me rënien e euros në bursat ndërkombëtare, të dy këta faktorë nuk janë të pranishëm sot.
Në këtë vit monedha evropiane është dobësuar shumë përballë monedhës vendase. Madje rënia e saj ka detyruar edhe ndërhyrjen e bankës qendrore, por duket se efektet kanë qenë të përkohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0018301010131836