INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dilema shumëvjeçare, kush e vrau TUPAC? Flet shoku i ngushtë i tij: Ja çfarë ndodhi natën që [VIDEO]

Dilema shumëvjeçare, kush e vrau TUPAC? Flet shoku i ngushtë i tij: Ja çfarë ndodhi natën që [VIDEO]

Publikuar më: 19:50 23-10-2018

Vrasja e 2Pac ishte një nga vrasjet më të bujshme që u përfol për vite me radhë. Ende, edhe sot vazhdon të diskutohet goxha e vërteta e vrasjes së tij. Para 22 vitesh Tupac u qëllua për vdekje teksa ecte me makinë në Las Vegas nga një person që po udhëtonte me kadillak të bardhë.

Por së fundmi një mik i ngushtë i Tupac ka nxjerrë detaje të reja. “Napoleon” nëpërmjet një videoje në YOUTUBE tregon se një tjetër anëtar i grupit të tyre ka qenë i pranishëm në skenë. Yaki Kadafi, reper dhe pjesë e shtëpisë diskografike “Death Row” në fakt e ka parë në fytyrë vrasësin e mikut të tij. “Ai tha se e pa drejt e në sy personin në makinën tjetër por nuk e kuptoi çfarë po ndodhte derisa pa armën që i drejtohet 2pac.”-thotë Napoleon.

Por për fat të keq Yaki nuk arriti ta tregonte emrin pasi edhe ai vura në të njejtën mënyrë si TUPAC dhe duke lënë sërish këtë vrasje si një nga vrasjet më të bujshme e misterioze.

Reperi gjithashtu në video mohon dyshimet se vrasësi ka qenë Orlando Anderson.

Article Logic
Execution time: 0.0057520866394043