INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Edi Rama blen shtëpi në SHBA!? [FOTO]

Kryeministri Edi Rama blen shtëpi në SHBA!? [FOTO]

Publikuar më: 15:58 23-10-2018

Denoncimet e qytetarëve kapërcejnë kufijtë. Kësaj radhe ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim, i cili pretendon se kreu i qeverisë Edi Rama po ndërton një shtëpi në tokën e premtuar. Nëpërmjet një statusi në facebook, Ish kryeministri Sali Berisha publikon një foto të një banese në SHBA, ku pretendohet se është shtëpia që po ndërton kryeministri Edi Rama në Nju Jork, SHBA.
Sipas denoncimit shtëpia po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë së Selim Rusit, një emër i njohur në Shqipëri por edhe një person që ka njohje të afërt me Ramën.
Në këto kushte Sali Berisha kishte një thirrje të drejtpërdrejtë edhe për FBI, të cilës i kërkon që të hetojë këtë denoncim nga qytetari dixhital.
POSTIMI I SALI BERISHËS:
“Rezidenca e re e Kallam Dështaku në State Island New York!
Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Me këtë rast i bëj thirrje FBI të hetojë me përparësi këtë denoncim të qytetarit dixhital.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij.
Përshëndetje doktor,
Ajo që shikoni në foto, është shtëpia që po ndërton kryeministri Edi Rama në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një qytetar që jeton aty pranë, në atë zonë, i cili mbështet këtë ide, duke dërguar përveç fotos edhe të dhëna të tjera.
Shtëpia po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë si Selim Rusit, një emër i njohur në Shqipëri por edhe si person që ka njohje të afërt me Ramën. Selim Rusi është një biznesmen i njohur edhe në qarqet amerikane, por edhe shumë miqësor me kryeministrin shqiptar, demonstruar kjo nga foto të shumta që gjenden lehtë edhe në rrjete sociale”.

berisha_fb.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0030109882354736