INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatkeqësia ndodhi, tashmë duhet durim! Leo Messi shfaqet për herë të parë pas dëmtimit[FOTO]

Fatkeqësia ndodhi, tashmë duhet durim! Leo Messi shfaqet për herë të parë pas dëmtimit[FOTO]

Publikuar më: 15:11 23-10-2018

Leo Messi është nga ata lojtarë, që nuk është mësuar të qëndrojë larg fushës së lojës dhe dëmtimi i tij i fundit do t’i marrë shumë kohë lojtarit. Për këtë gjë mjekët i kanë kërkuar durim dhe qetësi lojtarit, për të kaluar këtë moment të vështirë në karrierën e tij.

Pas dëmtimit të tij të shtunën dhe pushimit të së dielës, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është parë vetëm sot në publik, me krahun e futur në allçi dhe të varur në një fasho. Diagnoza është e qartë, por ky është një lëndim, që mund të rezultojë i pabesë. Mjekët e klubit kanë zgjedhur një trajtim pa kirurgji, por procesi mund të zgjasë përtej tri javëve.

Që nga sezoni 2005-2006, Messi ka pësuar 19 lëndime, i 20-ti kundër Sevilla. Në vitet e para, Barcelona e ka ndier më shumë mungesën e Leos, por në kohët e fundit ka qenë në gjendje ta përballojë më mirë mungesën e tij.

MESSI_2.jpg

MESSI_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037171840667725