INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Befasia” vë në pranga dy “të fortët” e Elbasanit, sekuestrohen armë [Foto]

“Befasia” vë në pranga dy “të fortët” e Elbasanit, sekuestrohen armë [Foto]

Publikuar më: 13:13 11-08-2018

“Befasia” është koduar operacioni i Policisë së Elbasanit që i ka dhënë fund lëvizjes me armë në brez nëpër qytet të dy personave.

Ata janë kapur në flagrancë në ambientet e një lokalit dhe të dy mbanin me vete nga një armë zjarri pistoletë pa leje.

“Në datën 10.08.2018, në lagjen ”Beqir Dardha” në ambientet e një bar kafe, pas një reagimi të shpejtë të struktuarave policore bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative, është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve: Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll” dhe Elton Dedja 39 vjeç, banues në lagjen ‘Visarion Xhuvani’”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri Pitoleta (”SIG-SAUER” dhe”Bereta”, ) dhe 20 fishekë luftarakë, tre automjete dhe një sasi prej 250.000 lekesh te reja.

3.PNG

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037782192230225