INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër, shkolla si KZAZ në flakë, shtyhet dita e fundit e shkollës

Shkodër, shkolla si KZAZ në flakë, shtyhet dita e fundit e shkollës

Publikuar më: 10:12 19-06-2019

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka vendosur të shtyjë ditën e fundit të mësimit në disa shkolla që përdoren si KZAZ. Duke iu referuar ngjarjes së djeshme në Shkodër, ku shkollës “Shejnza Juka” iu vu flaka me qëllim shkatërrimin e materialeve zgjedhore,

Shahini thotë se vendimi për shtyrjen e mësimit u mor edhe për shkak të paralajmërimit se ngjarja mund të përsëritet në shkolla të tjera të vendit.

“Dita e fundit e mësimit është ditë e gëzueshme për nxënësit, të cilët kanë mbyllur mësimet, përshëndeten me shoqet e shokët dhe fillojnë pushimet. Por dhuna e ushtruar nga PD dje në shkollat e Shkodrës dhe paralajmërimi për të tjera shkolla sot, na bëri të shtyjmë këtë ditë të dashur për nxënësit në këto shkolla”, deklaron Shahini.

Ministrja akuzon partitë opozitare se po kërkojnë të dhunojnë gjithçka që u del përpara dhe në këtë mënyrë të vijnë në pushtet.

Article Logic
Execution time: 0.0029809474945068