INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po pastronte magazinën, zbulon predha dhe granatë, ndërhyjnë forcat speciale [FOTO]

Po pastronte magazinën, zbulon predha dhe granatë, ndërhyjnë forcat speciale [FOTO]

Publikuar më: 13:29 15-04-2019

Ende vijojnë të jenë prezente mbetjet e vitit 1997.

Pronari i një magazine shtetëore në lagjen Dobraç të Shkodrës teksa po pastronte, ka gjetur në brendësi të saj disa municione luftarake.

Struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse kanë bërë të mundur heqjen e tyre nga magazina e cila i përkiste “Institutit të misrit”, tashmë i privatizuar.

Në magazinë u gjetën 4 predha GHLKT “Granatë Hedhës i Lehtë Kundër-Tank” si dhe 1 granatë dore mësymëse. Municionet e gjetura në magazinë, dyshohet të jenë marrë nga depot e Forcave të Armatosura në vitin 1997.

 

3.PNG

2.PNG

p1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604