INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata e krimit në Shkodër, Voltana Ademi ‘i përvishet’ drejtorit të Policisë Ard Veliut [DEBATI]

Situata e krimit në Shkodër, Voltana Ademi ‘i përvishet’ drejtorit të Policisë Ard Veliut [DEBATI]

Publikuar më: 12:09 01-04-2019

Pas prezantimit të prefektit të ri të Shkodrës Valdrin Pjetri ku të pranishëm ishin dhe ministri Lleshaj dhe Drejtori Policisë Ard Veliu, ky i fundit ka debatuar me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi.

Ademi e revoltuar i ka kërkuar llogari Shefit të Policisë për goditjet e munguara ndaj bandave të krimit të organizuar në qytet .

Sipas saj, Shkodrën në kushtet aktuale nuk e sistemon dot asnjë drejtor i ri policie, por duhet ndërhyrje me themel e forcave të specializuara. Ndërkohë, Veliu i ka kërkuar një javë kohë kryebashkiakes për të vepruar.

Pjesë nga debati

Ademi: Duke filluar nga Gjobvalin Loka dhe Vehbi Bushati kanë pasur vullnetin e ,mirë të bashkëpunojnë. Kjo nuk diskutohet në Shkodër. Nuk është çështja e vullnetit të një personi, Nuk është aspak politike, se e them para dhe pas kamerave. Shkodrën nuk e bëjnë as tre vetë që e duan Shkodrën dhe që e bëjnë me vetëmohim, nuk e bën edhe një polici vetëm në Shkodër.

Veliu: Kryetare unë këtu nuk jam politikan.

Article Logic
Execution time: 0.001945972442627