INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konflikt në Shkodër, veteranët e LANÇ: Pse e lejon kryetaren Ademi të injorojë festën e Çlirimit?

Konflikt në Shkodër, veteranët e LANÇ: Pse e lejon kryetaren Ademi të injorojë festën e Çlirimit?

Publikuar më: 11:04 29-11-2018

Takimi i Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Shkodër është shoqëruar me një incident këtë të enjte.

Veteranët në qytetin e Shkodrës janë revoltuar me Prefektin në ceremoninë e organizuar me rastin e 74-vjetorit të Çlirimit të vendit.


Kreu i Partisë Komuniste, Gjon Bruçaj pas përfundimit të fjalës së prefektit të qarkut Shkodër, Çesk Millja i është drejtuar këtijt të fundit me fjalët “si lejon ti kryetaren e bashkisë Voltana Ademi të vendosë banderola në qytet duke mohuar festen e Çlirimit”.

Më parë, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është shprehur se, “Për shkodrën 29 Nëntori është një ditë e zezë, mjafton t'u referoheni historianëve", shprehet Ademi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002