INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gënjeshtrat që duhet t’i thoni partnerit për të shmangur problemet

Gënjeshtrat që duhet t’i thoni partnerit për të shmangur problemet

Publikuar më: 19:00 09-02-2016
Ndonjëherë për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme, detyrohesh të mos jesh shumë e drejtpërdrejtë për çdo gjë që mendon.
Disa gënjeshtra të vogla, edhe mund të të ndihmojnë të shmangni disa probleme në jetën tuaj në çift. Ja cilat janë gënjeshtrat që nuk prishin atmosferën tuaj në çift: 
 
1. Koha  nuk ishte e mjaftueshme
Sipas terapistit të çifteve, Jamie Turndorf  matja e kohës së një veprimi të caktuar nuk shërben për mirë në marrëdhënien midis dy personave. Këtu mundësia për të pasur një konflikt është më e madhe, prandaj partnerët përpiqen edhe të gënjejnë për të shmnagur dhënien e llogarisë me detaje.
 
2. Ju keni të drejtë
Kur argumenton për diçka me partnerin  dhe  shikoni që nuk po e përfundoni dot, hapini rrugë. Në shumë raste është e vështirë të pranosh që tjetri ka të drejtë, por kjo është zgjidhja më e mirë. Ekspertja Melody Brook, këshillon duhet ta lëmë mënjanë  betejën  se kush ka të drejtë, pasi është mënyra më e mirë për të pasur një marrëdhënie  të qetë.
 
3. Dukeni  shumë bukur
T’i bëni kompliment partnerit  është një nga gjërat  më të mira në një lidhje. Të thoni  çdo detaj që mund të mendoni nuk është një ide e mirë, pasi do mërzisni partnerin dhe në fund do krijoni një situatë hatërmbetjeje. 
 
4. Të dua më shumë se gjithçka
T’i zmadhosh gjërat ndonjëherë nuk i bën keq marrëdhënies në çift. Sipas një studimi nga DePaul University, kjo mënyrë e të gënjyerit ndihmon t’i mbani gjallë ndjenjat në një lidhje. Rëndësi ka që ekziston dashuria mes jush.
 
5. Të kuptoj 
Në një lidhje ka situata të ndryshme, ku duhet të tregoheni të mirëkuptueshëm me partnerin. Duhet të përpiqeni të viheni në vendin e tij, për ta kuptuar si ndihet. Edhe nëse nuk mund ta kuptoni, duhet ta bëni të kuptojë të kundërtën.
Article Logic
Execution time: 0.003532886505127