INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Karnavalet në Rio, parada magjike në Sambadrone bën bashkë mijëra vetë

Publikuar më: 09:39 10-02-2016

Edhe një herë sambadrone u mbush plot e përplot, falë spektaklit të organizuar në një mbrëmje speciale, pjesë e karnavaleve magjike të Brazilit.

Arena “Marques de Sapucai” me 78 mijë vende u mbush plot teksa e gjitha shpërtheu në festime shumëngjyrëshe dhe lëvizjet magjike të shkollave të sambës në Rio.

“Sot ne thjesht shijojmë dhe tregojmë atë për të cilën jemi përgatitur kaq gjatë” tha një pjesëmarrës, Mel Brito.

12 grupet speciale të shkollave të sambës në Rio, kanë konkurruar kundrejt njëra tjetrës, me shpresën për të fituar edhe konkursin për grupin më të mirë.

Sic e do zakoni, secila shkollë sambe tregon historinëdhe traditën e saj, përmes kostumeve ekstravagante, plot ngjyra dhe sigurisht kërcimit.

“Do të shkojmë në sambadrone plot energji. Kjo do të jetë një festë e madhe” tha Andres Lucio Herrera.

Cdo shkollë ka një mbretëreshë e cila drejton bandën e daulleve. Zakonisht mbretëresha vishet me fustanin më të madh dhe më të bukur, me taka të larta dhe roli i saj është jetë sa më magjike dhe të drejtojë grupin. Madje vitet e fundit këtë rol e kanë luajtur më së miri aktore apo modele të njohura braziliane.

Një prej këtyre grupeve ishte edhe trupa e baletit “Vila Isabelle” e cila u duartrokit dhe e ngriti peshë publikun.

Pas saj, ishte rradha e performancës së akademisë “Do Salgueiro”.

Një kostum për të marrë pjesë në këtë paradë në sambadrone, kushton nga 100-400 dollarë.

Festa zgjati përgjatë të gjithë natës më pas në rrugët e Rio De Janeiros dhe në plazhin e famshëm Copacabana.

Article Logic
Execution time: 0.0033512115478516