INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau me thikë një grek në 2001, kapet në Shkodër i dënuari me 25 vite burg [EMRI]

Vrau me thikë një grek në 2001, kapet në Shkodër i dënuari me 25 vite burg [EMRI]

Publikuar më: 10:58 01-04-2019

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 40-vjeçar paraditen e sotme, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen me thikë të një shtetasi grek në vitin 2001.

“U zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Ilir Bajrami 40 vjeç, banues në Shkodër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi. Shtetasi Ilir Bajrami ka vrarë me mjet prerës (thikë) një shtetas Grek”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111