INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta 20-vjeçari nga Skrapari, Klevis Sula. U qëllua me thikë disa ditë më parë,  në Islandë

Ndahet nga jeta 20-vjeçari nga Skrapari, Klevis Sula. U qëllua me thikë disa ditë më parë, në Islandë

Publikuar më: 12:48 09-12-2017

Ndahet nga jeta i riu nga Skrapari, Klevis Sula i plagosur rëndë pak ditë më parë në Islandë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase si dhe nga autoritet policore islandeze. Një sherr i nisur mes disa të rinjve shqiptarë ka degraduar në plagosjen rëndë të njërit prej tyre, Klevis Sulës. Ai u qëllua me thikë nga dy shqiptarë pranë një monumenti kulturor në sheshin qendror të Reykjavikut në mëngjesin e 3 dhjetorit. Portali “Visir.is”, mbrëmë pak pas orës 18:09 shkruante; “Vdes një nga të rinjtë që u qëllua me thikë në Austurvelli” . Klevisi nuk mundi dot t’i mposhte plagët duke u ndarë nga jeta në spitalin Land Spitalaium, ku po mbahej në jetë përmes aparaturave. Ai vdiq dje në spital nga plagët e shumta të marra me thikë. Vrasja e tij në kryeqytetin e Reykjavik-ut, u publikua nga mediat lokale të Islandës . Policia tha se e kapi autorin, i cili nuk dëshmoi dot në daljen e parë përpara gjykatës për arsyet e agresionit për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ndërsa do të dalë sërish përpara gjykatës së Reykjavik në 15 dhjetor 2017. Pas lajmit të ndarjes nga jeta e të riut nga Skrapari, menjëherë në rrjete sociale kanë qenë bashkëmoshatarët ata që kanë treguar dhimbjen e ndarjes nga jeta të Klevisit duke shprehur pikëllimin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941