INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Yee nuk do të jetë ambasador i SHBA-ve në Maqedoni

Yee nuk do të jetë ambasador i SHBA-ve në Maqedoni

Publikuar më: 13:08 09-12-2017

Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee ka hedhur poshtë lajmin që qarkulloi në media se ai do të emërohej ambasadori në Shkup. Në intervistë ekskluzive për televizionin boshnjak N1 Yee tha se është i kënaqur me funksionin që ka aktualisht. “Mos besoni çdo gjë që do të lexoni. Jam shumë krenar që jam zëvendës ndihmës sekretar i SHBA-ve dhe jam i kënaqur nga puna ime. Më vjen mirë që mund të vërtetoj se ende do të jem në këtë pozitë”, tha Yee. Ai shton se interesat e SHBA-ve në rajon janë të drejtuara kah ndihma që vendet e rajonit të mund të afrohen drejt qëllimeve të tyre dhe ato janë prosperiteti, demokracia dhe stabiliteti.

Article Logic
Execution time: 0.0040640830993652