INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta humoristi kosovar Blerim Peci [FOTO]

Ndahet nga jeta humoristi kosovar Blerim Peci [FOTO]

Publikuar më: 11:46 09-12-2017

Ka ndërruar jetë aktori i njohur kosovar Blerim Peci. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëpunëtori i tij Fehmi Ferati në llogarinë e tij në Facebook.

“Herët bre Bel, shumë para kohe me shkru këtë lajm për ty. Rand shumë e randë bre!
Njoftojmë miqtë, shokët, familjarët e bashkëpunëtorët se Blerim Peci sot ndërroi jetë!”, ka shkruar Ferati në llogarinë e tij në Facebbok.

Blerim Peci ishte i njohur për një varg serish humoristike, kurse së fundi ka luajtur në serinë televizive “Vikendi”.
Më herët ishte i njohur me programin “Show Meselation”.

Blerim Peci është i lindur më 1 gusht 1973. Ai ka jetuar me gruan Afërdita Sopjani Peci në Mitrovicë, me të cilën është martuar në vitin 2004 dhe ka një djalë.

mmm.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0043818950653076