INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Silva Caka: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme qendrore, qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër [VIDEO]

KafeIN/Silva Caka: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme qendrore, qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër [VIDEO]

Publikuar më: 10:59 01-04-2019

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur përgatitjet për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.
Për ish-deputeten e LSI, Silva Caka, e cila ishte e ftuar në emisionin KafeIN, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, nuk do të ketë zgjedhje vendore me Ramën kryeministër.
“Zgjedhjet vendore nuk zhvillohen me Ramën kyeministër.
Përgatitja jonë është vetëm për zgjedhjet e parakohshme qendrore, jo për zgjedhjet vendore.
Me këto protesta qytetarët po krijojnë një precedent të shkëlqyer, që, edhe në rast se ne kur të vijmë në pushtet do të sillemi njësoj, atëherë qytetarët me protesta të na nxjerrin nga Parlamenti “me shkelma", tha zonja Caka.
E pyetur në lidhje me grupimet e reja parlamentare dhe pranimin e mandateve nga kandidatët e tjerë të dalë nga listat e PD dhe LSI, ish-deputetja e LSI, Silva Caka tha se është zgjedhje e gjithësecilit të vendosë në cilën anë të qëndrojë.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168