INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodh në 1 minutë në INTERNET?! Miliona mesazhet në rrjete sociale dhe shuma të mëdha parash të harxhuara...

Çfarë ndodh në 1 minutë në INTERNET?! Miliona mesazhet në rrjete sociale dhe shuma të mëdha parash të harxhuara...

Publikuar më: 10:57 01-04-2019

E keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh në 1 minutë në internet?! Shumë gjëra mund të ndodhin në një minutë. 60 sekonda mund të kalojnë me një të pulitur të syve për dikë që është duke shfletuar në Facebook apo kontrolluar e-mail-in.

Duke i kombinuar së bashku të gjithë këtë aktivitet online, Officially Chadd ka publikuar statistikat se çfarë ndodh brenda 1 minute në internet.

Në vetëm 60 sekonda në internet 1 milion njerëz hyjnë në Facebook, 4.5 milionë video të para në YouTube, 1.4 milion ''scroll'' në Tinder dhe një total prej 41.6 milionë mesazhe të dërguara në WhatsApp dhe Facebook Messenger.

Po të njëjtin minutë bëhen 3.8 milionë kërkime në Google, 347,22 shfletime në Instagram dhe pothuajse një milionë dollarë shpenzuar online.

Krahasuar me vitin e kaluar përdorimi i Facebook dhe kërkimet në google thuajse kanë qëndruar të pandryshuara.

Por ajo që ka ndryshuar për vitin 2019-ën është Netflix. Këtë vit është trefishuar koha që përdoruesit shpenzojnë duke parë filma në këtë platformë.

1_minneint.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038998126983643